Mendoni se bastet u mbyllën? Ish kryeministri vjen me prova: Vëllaçko Olsi vijon bixhozin
Lojërat e fatit dhe bastet sportive vijojnë ende në Shqipëri. Këtë e thotë ish kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, publikon mesazhin e një qytetari dhe biletën e luajtur.
Sipas ish kryeministrit, pas gjithë kësaj fshihet vëllai i kryeministrit, Olsi Rama.
“Vellaçko Olsi vazhdon bixhozin! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Pershendetje Doktor! Rama thote se ka mbyll bastet, por me sa duket jo ato qe menaxhon vellai i ti ne sistemin online! Kjo bilete mban daten e djeshme dhe eshte luajtur ne Lezhe”, shkruan Berisha në postimin e tij.
Më 1 janar 2019 qeveria mbylli të gjitha pikat e basteve dhe lojërave të fatit në të gjithë vendin duke kërcënuar se do të ketë ndëshkime të forta për ata që nuk e respektojnë vendimin, por siç duket tani vijohet në rrugë informale.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



