E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Menjëherë pas “Hell’s Kitchen” Renato ka gati formatin e ri televiziv
Showbiz

Menjëherë pas “Hell’s Kitchen” Renato ka gati formatin e ri televiziv

‘Hell’s Kitchen’ është një nga programet më të komentuara këtë sezon televiziv dhe në përfundim të këtij emisioni, shef Renato Mekolli, me anë të një shkrimi në ‘renatomekolli.com’, ka zgjedhur të tregojë se si ka qenë kjo eksperiencë dhe ku do ta shohim shumë shpejt sërish.

“Unë doja që nga ekrani i tyre ata të ndjenin dhe kuptonin në njëfarë mënyre tensionin, presionin, gëzimin e hidhërimin që ti fal puna e vërtetë në një kuzhinë të vërtetë restoranti”, është shprehur shefi i kuzhinës në shkrimin e tij për publikun që e ka ndjekur dhe e ka komentuar aq shumë.

Ai gjithashtu ka zbuluar se shumë shpejt do të rikthehet me një emision tërësisht ndryshe, një emision që ka pasur dëshirë ta bëjë gjithmonë. Formati i ri ku ai do të shfaqet do të jetë një emision gatimi për fëmijë, duke dashur kështu t’i dhurojë të gjithëve paqen, energjinë, sinqeritetin dhe dashurinë që vetëm fëmijët dinë ta dhurojnë. Ndërkohë Renato është shprehur se ‘Hell’s Kitchen 2’ do të vijë me një studio gjigande e me një skenografi moderne, ashtu siç e meriton ky ‘reality show’.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.