E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mentor Kikia ngre dyshimet e forta për arsenalin e armëve në shtëpinë e Martinajt
Publik News

Mentor Kikia ngre dyshimet e forta për arsenalin e armëve në shtëpinë e Martinajt

Analisti Mentor Kikia ka komentuar aksionin e sotëm të forcave të FNSH-së dhe RENEA-s në shtëpinë e Ervis Martinajt.

Ai shprehet se ky operacion është i vonuar dhe se për me tepër kemi të bëjmë me një klan të mirëfilltë kriminal.

Sipas tij nuk kishte arsye që të fshihej një arsenal armësh i dikujt që është shpallur i humbur, ndaj sipas analistit, këtu kuptohet se armët i përkasin një grupi të strukturuar.

“Ka një indicie por është absurde që katër muaj pas një prej ngjarjeve më të rëndësishme kriminale, policia shkon dhe ushtron kontroll jo më thjesht atë të domosdoshëm në ambientet e një banimi të një personi të rëndësishëm të botës së krimit. Materialet e gjetura, municion, tregon që nuk flitet vetëm për një person, por një klan kriminal, që jeton brenda një kështjelle, me uniforma policie. Duhet të kemi parasysh faktin që Martinaj u deklarua i zhdukur nga familjarët. Rezulton që në kopshtin e përbashkët e familjeve gjendet një arsenal i madh armësh. Nëse do të ishte arsenali i Martinajt, nuk duhet të ishte i fshehur.

Nuk dimë arsyet se përse policia ka vonuar këtë aksion. Nëse ka patur thjesht një indicie sot, ai kontroll s’do të ishte zhvilluar. Aty u zbuluan përmasat e një grupi kriminal që tregon komprometimin e një grupi njerëzish. Ata kanë ngritur në një zonë të banuar një vend të sofistikuar. Edhe pa u rrëmbyer apo fshehur Martinaj, policia duhet të kishte shkuar atje. Padyshim që asgjë nuk është e thjeshtë, por është e pa pranueshme që policia thotë nuk futem në atë zonë, aq më tepër është e banuar”, tha Kikia në Open

*2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.

Kontrollet u kryen në bazë të hetimeve për zhdukjen e “bossit” të lotove që prej 9 gushtit është i zhdukur dhe askush nuk e di fatin e tij. Por për këto kontrolle të imtësishme, Martinaj kishte paralajmëruar familjarët pak para se të zhdukej.

Gjatë verifikimeve për zhdukjen e tij, Martinaj në një bisedë me xhaxhain përmes aplikacionit “Telegram” i ka thënë që të ketë kujdes se mund të ketë kontrolle.

Mesazhi është dërguar pasditen e 9 Gushtit, nga Martinaj në orën 19:21, duke njoftuar xhaxhain e tij, Rakip Martinaj, me përmbajtjen: “…Kujdes, se mund të ketë kontrolle…”.

Pas 3 minutave, ky mesazh është parë nga gruaja e Rakipit, L.Martianj, e cila është dhe nëna e Brilantit të ekzekutuar në 17 korrik 2022, në Fushë-Krujë. Në momentin që ajo ka parë mesazhin e mbërritur nga Ervisi, në telefonin e burrit të saj, në orën 19:24 të datës 9 Gusht, ka shkruar: “…A je mirë? Nga kush nga policia apo nga…….”.

Pas këtij mesazhi Martinaj ka shkëputur komunikimet me familjarët të cilët e kanë shpallur të zhdukur në polici.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.