E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Merkel paralajmëron gjermanët dhe sulmon kundërshtarët politikë
Publik News

Merkel paralajmëron gjermanët dhe sulmon kundërshtarët politikë

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar qytetarët gjermanë se 4 muajt e ardhshëm do të ejnë të vështirë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Ndërkohë ajo ka sulmuar edhe kundërshtarët e saj politikë, të cilët thonë se virusi nuk ekziston, duke u shprehur se mashtrimet e tyre nuk do ta ndalin koronavirusin.

Jemi në një gjendje dramatike në fillim të sezonit të ftohtë. Kjo na prek të gjithë ne, pa përjashtim”, tha kancelarja në dhomën e ulët të kuvendit, duke shtuar se masat e reja kufizuese janë të nevojshme dhe të duhura.

“Gënjeshtrat dhe dezinformatat, teoritë konspirative dhe urrejtja jo vetëm që e dëmtojnë debatin demokratik por edhe luftën kundër virusit”, tha ajo në kuvend në fjalimin gjatë të cilit u pengua nga deputetët e së djathtës ekstreme, anëtarë të partisë “Alternativa për Gjermaninë” (AfD).

“Dimri do të jetë i vështirë, katër muaj të gjatë e të vështirë, por do të përfundojë”, shtoi ajo.

E shqetësuar që spitalet do të stërmbushen me pacientë, kancelarja Merkel, në marrëveshje me liderët rajonalë, vendosi masa izoluese që do të hyjnë në fuqi nga 2 nëntori dhe do të zgjasin një muaj. Në mesin e masave është mbyllja e restoranteve, teatrove dhe palestrave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.