Merr flakë apartamenti në Astir, tymi ‘pushton’ zonën
Në zonën e Astirit ka shpërthyer një zjarr në katin e tretë të një pallati, duke shkaktuar momente të forta paniku për banorët. Flakët kanë përfshirë një apartament, ndërsa tymi i zi që del nga ballkoni shihet nga larg dhe rrezikon të përhapet edhe në banesat ngjitur.
Ende nuk dihet nëse në momentet e para të shpërthimit të zjarrit në banesë kishte persona të rritur, por situata është bërë tejet e rrezikshme për një familje me fëmijë të vegjël që ndodhej brenda.
Forcat zjarrfikëse janë ngjitur deri në ballkon dhe kanë nxjerrë me shkallë dy fëmijë të mitur, duke shmangur një tragjedi të mundshme.
Tymi ka mbuluar zonën, ndërsa banorët raportojnë se flakët po rrezikojnë edhe apartamentet përreth. Shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën për të vënë nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesë të tjera të pallatit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



