E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Merret  në pyetje nga prokuroria e Durrësit, administratorja  e “Sokolaj shpk”
Lajme

Merret në pyetje nga prokuroria e Durrësit, administratorja e “Sokolaj shpk”

Kompania 10 vjet më parë përpunonte qumësht dhe bagëti

Gjovana Sokolaj, administratore e kompanisë “Sokolaj shpk”që ka kryer transportin e lëndëve toksike në Portin e Durrësit është marrë në pyetje nga Prokuroria e Durrësit. Mësohet  se zonja Sokolaj ka dëshmuar për skandalin e mbetjeve të rrezikshme duke thënë se kompania që ajo administron  ka kryer transportin konform rregullave dhe ligjeve në fuqi. Sokolaj ka sqaruar se mbetet i ka blerë pranë kompanisë Kurum.

Duket se  Prokuroria e Durrësit po heton në dy pista kryesore: e para është mundësia e transportit të mbetjeve toksike tranzit nga kompania “Sokolaj shpk” drejt Tajlandës dhe vendeve të tjera dhe kjo kompani mund ta ketë kryer aktivitetin edhe ne mashtrim dhe e dyta, kompania e saj është e lidhur direkt me kompaninë KURUM dhe transporton prej kohësh mbetjet toksike dhe jo toksike të kompanisë.

Prokurorit ka nisur hetimet për shpërdorim detyre dhe trasportim të lëndëve toksike dhe është duke sekuestruar të gjitha dokumentat.

Historiku i kompanisë Sokolaj shpk sipas ekstrakteve në QKB-

Sokolaj shpk është themeluar në 2006 me objekt tregëtar në Lushnjë dhe Gjovana Sokolaj është që prej themelimit administratore e kompanisë. Në vitin 2011 kanë shtuar si aktivitet kërkimin e ferrokromit dhe mineraleve. Në vitin 2012 shton si aktivitet grumbullim dhe përdorim qumështi dhe blegtori. Në 2013 në kompani shfaqet aksionar shtetasi turk  Serdar Can Hakliol. Në 2014 Hakliol largohet dhe Gjovana Sokolaj rikthehet me kuota të plota. Po në këtë vit ajo shton aktivitetin “grumbullim skrapi”.Vendndodhja e kompanisë në këtë vit zhvendoset nga Lushnja në Durrës. Në vitin 2020 shtohet aktiviteti dhe me eksportin e mbetjeve jo të rrezikshme, zink dhe bakër. Në dhjetor të vitit 2020 si adresë kompania ka patur të regjistruar në uzinën e ferromromit në territorin e “refraktare sha”. Në prill të 2023 ajo largohet nga ky territor.

Në mars të vitit 2022 ajo merr licencën për transportin e lëndëve të rrezikshme  të firmosur nga Mirela Kumbaro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.