Merret peng një person në Kamzë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kamzën, ku një person është marrë peng paraditen e sotme. Disa persona pasi janë konliktuar me njëri-tjetrin, kanë futur një prej tyre me forcë në makinë. Ngjarja mësohet të jetë ndodhur në rrugën “New York”.
Fill pas ngjarjes, autorët janë larguar me makinën, në të cilën ndodhet dhe personi, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Është njoftuar policia dhe pas verifikimeve rezultoi se personi i marrë peng është konfliktuar me disa persona për një makinë dhe dyshohet se pengmarrja është vijim i atij konflikti. Policia ka ngritur post-blloqe dhe ka nisur kontrollet me qëllim kapjen e personave të dyshuar.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Rreth orës 11:44, në rrugën “London”, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



