E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Merret vendimi ‘drastik’, Berisha u jep urdhrin e prerë deputetëve
Lajme

Merret vendimi ‘drastik’, Berisha u jep urdhrin e prerë deputetëve

Partia Demokratike ka vendosur që zyrtarët e saj nuk do të marrin më pjesë në debate televizive nëse përballë tyre nuk janë përfaqësues të Partisë Socialiste.

Vendimi u komunikua nga ish-kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar. Ai akuzoi mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama se po përpiqen të zhvendosin vëmendjen publike nga problemet reale të qytetarëve, duke e fokusuar diskursin mediatik tek opozita.

Sipas Berishës, nga ky moment asnjë përfaqësues i PD-së nuk do të përballet më në studio me analistë “të lidhur me pushtetin”, duke e konsideruar këtë praktikë si një formë e re censure.

“Opozita nuk mund të bëhet pjesë e skenarëve të mazhorancës për të shmangur përgjegjësitë e qeverisë. Nuk do të jemi më pjesë e emisioneve ku përballë nuk ka përfaqësues të PS-së,” tha Berisha.

Vendimi i PD-së pritet të ndikojë ndjeshëm në formatin e debateve politike në media, veçanërisht në një moment kur vendi përballet me tension të lartë politik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.