E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Merret vendimi: KLGJ-ja largon Ardian Dvoranin si gjyqtar në Gjykatën e Lartë, ikën edhe si kryetar i KED-së
Publik News

Merret vendimi: KLGJ-ja largon Ardian Dvoranin si gjyqtar në Gjykatën e Lartë, ikën edhe si kryetar i KED-së

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur mbarimin e mandatit të Ardian Dvorani, si gjyqtar në Gjykatën e Lartë, rrjedhimisht edhe nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Mësohet se anëtaret kanë vendosur me 6 vota pro përfundimit të mandatit ndersa 3 prej tyre kanë qenë kundër.

Me largimin e Dvoranit, bëhet me dije se në krye të KED do të jetë Vitore Tusha.

Më herët, gjatë mbledhjes relatorja e çështjes Marcela Shehu gjatë seancës u shpreh se qendrimi në detyrë mbi afate cenon dhe vë në rrezik parimet e kushtetutës.

Ndërsa anëtari tjetër Alban Toro ka deklaruar se Këshilli duhet të shprehet, të konstatojë mbarimin e detyrimit të Dvoranit për të qëndruar në Gjykatën e Lartë.

Sakaq edhe Brikena Ukperaj është shprehur kundër largimit të Dvoranit, duke theksuar se detyrimi i tij për të qendruar në Gjykatën e Lartë nuk ka mbaruar.

Sipas Ukperajt, në asnjë despozitë nuk gjen parashikimin që Dvorani don të zëvendësohet nga një anëtarë i dytë apo i tretë.

Kujtojmë që më herët, ka qenë presidenti Ilir Meta që i ka kërkuar KLGJ dhe Gjykatës së Lartë, të shpallin përfundimin e mandatit të gjyqtarit Dvorani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.