E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Merri se më ke shëruar’, vogëlushja i ofron Elvis Naçit karamele në spital dhe përlotet
Publik News

‘Merri se më ke shëruar’, vogëlushja i ofron Elvis Naçit karamele në spital dhe përlotet

Argita është 8-vjeçarja që vuante nga skolioza dhe iu nënshtrua ndërhyrjes së parë, ku iu vendosën implantet.

Ndërsa në total vogëlushja duhet të kryejë 10 operacione, të cilat mund të shkojnë deri në 35.000 euro.

Pas operacionit të parë, Argita është bërë më mirë dhe në momentet kur la spitalin ka qenë filantropi Elvis Naçi që e ka shoqëruar.

Gjatë vizitës në dhomën e vogëlushes, ajo i ka ofruar Naçit disa karamele, duke i thënë të marrë për çdo pjesëtar të familjes, pasi ai e shëroi dhe në fund  Argita nis të qajë e emocionuar.

Argita: Merri se më ke shëruar.

Elvis Naçi: Po ti do ngelesh pa gjë?

Argita: S’ka gjë, ti më ke shëruar. Faleminderit të gjithë shqiptarët që vunë dorën në zemër dhe më ndihmuan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.