E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Merrnin kredi me dokumenta të falsifikuara, arrestohet 33 vjeçari nga Tirana
Publik News

Merrnin kredi me dokumenta të falsifikuara, arrestohet 33 vjeçari nga Tirana

Hamet Lushnja është 33 vjeçari i arrestuar në Tiranë që merrte para në institucione financiare me dokumenta të falsifikuara. Ndërkohë, në kërkim është shpallur dhe një shtetas tjetër me inicialet L.A.

Sipas Policisë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit në kredi, është finalizuar operacioni i koduar “Kredia-4”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit:

-Hamet Lushnja, 33 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. A. (nuk jepen të dhëna tjera për arsye hetimi).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë marrë kredi të vogla në institucione mikrofinanciare duke përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Gjithahstu, po punohet për kapjen e shtetasit L. A. dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi në kredi“ dhe “Falsifikimi i dokumenteve.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.