E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mërtiri tregon ku  kanë shkuar miliona euro të inceneratorit të Tiranës
Lajme

Mërtiri tregon ku kanë shkuar miliona euro të inceneratorit të Tiranës

Mirel Mërtiri është kthyer në qesharak. Teksa SPAK-u e ka shpallur në kërkim dhe ka lëshuar urdhër-arrest për të në lidhje me aferën e inceneratorëve, Mërtiri nga arratia thotë se nuk fshihet.

Mërtiri ka deklaruar se nuk u ka bërë bisht autoriteteve si në Shqipëri dhe në Austri.

“Nuk i jemi fshehur drejtësisë. Që në momentin që jemi përballë me akuzat në Shqipëri u jemi drejtuar autoriteteve austriake. SPAK dhe ministria e dinë shumë mirë pozitën time juridike në Austri. Unë kam qenë këtu, do jem këtu, sa i besoj drejtësisë austriake. Nuk jam fshehur asnjëherë. Nuk u kam bërë bisht autoriteteve si në Shqipëri, por dhe në Austri”, tha Mërtiri në një emision

Vlera që Mirel Mërtiri pranon se ka marrë koncensionari i inceneratorit të Tiranës është 71 milionë euro.

Edhe pse kjo vlerë thuhet të jetë shumë më e madhe, në një intervistë të “Syri TV”, Mërtiri u pyet se ku ka shkuar vlera që ai deklaron.

Mërtiri refuzon të japë një përgjigje konkrete.

Ku kanë shkuar miliona euro të inceneratorit të Tiranës?/ Ja

Mirel Mërtiri

Më poshtë gjeni pjesë nga intervista:

Kush është 20 për qind i inceneratorit të Tiranës?

Mërtiri: Kur nuk e di SPAK-u si mund ta kthej unë këtë përgjigje kur çështja është nën hetim.

Këlliçi: Sa është shifra totale? Sa para ka marrë koncensionari i inceneratorit të Tiranës?

Mërtiri: Në dijeninë time deri në vitin 2022 vlera totale është 7 miliardë e 871 milionë lekë, që i bie 71 milionë euro.

Peka: Sa keni marrë nga bankat?

Mërtiri: Po e pësëris edhe një herë dhe nuk dua të bëj lojëra. Numrat që sapo thatë, në dijeninë time nuk ekzistojnë. Herën tjetër këtë merreni si akuzë ndaj meje.

Peka: Pra ju thoni që nëse këto shifra ekzistojnë e merrni si akuzë ndaj jush?

Mërtiri: Po. Këto janë akuza politike. Nuk e di sa ka marrë saktësisht shoqëria nga banka. Numrat që thoni nuk janë të vërteta.

Peka: Janë të dhëna nga thesari i shtetit. Ku kanë shkuar paratë?

Mërtiri: Unë nuk e konfirmoj atë shifër.

Këlliçi: Nëse marrim vlerat që ju dhatë ku kanë shkuar 71 milionë euro?

Mërtiri: Për impiantin e përpunimit të mbetjeve në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.