E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mes lotëve dhe dhimbjes flasin nëna dhe babai i 11-vjeçares që u vra nga daja: Doja ta shikoja në sy dhe t’i thosha pse…
Lajme

Mes lotëve dhe dhimbjes flasin nëna dhe babai i 11-vjeçares që u vra nga daja: Doja ta shikoja në sy dhe t’i thosha pse…

Prindërit e 11-vjeçares Vasilika e cila u vra nga daja e saj në Greqi, janë të rrënuar.

Duke folur më një media greke, ata shpërthyen në lot për humbjen në mënyrë të padrejtë të vajzës së tyre dhe i kërkojnë përgjigje autoriteteve se pse nuk u burgos kur ai përdhunoi një të mitur në vitin 2017. E pyetur se çfarë do i thoshte vrasësit të fëmijës së saj, ajo u shpreh: Do ta shikoja në sy dhe do ta pyesja pse e bëri këtë me vajzën time. Më jep një përgjigje.

Nga ana e tij, babai i Vasilikës duke u përpjekur të artikulojë disa fjalë, për 37-vjeçarin tha: Nuk vinte shpesh. Edhe vajza ime lau makinën e tij. 37-vjeçari u arrestua në vitin 2017 me akuzën e përdhunimit të një vajze 14-vjeçare, e cila në fakt është kushërira e parë e babait të 11-vjeçares Vasilika.

Në vitin 2020, sipas informacioneve të deritanishme, ai ishte dënuar në shkallë të parë nga gjykata e Zakynthos, por kërkesa e tij për pezullimin e ekzekutimit të dënimit ishte pranuar, deri në shqyrtimin e çështjes në Gjykatën e Apelit. Kështu, ai u la i lirë me kushte shtrënguese, ndër të cilat ishte edhe paraqitja në komisariatin e zonës së tij.

Me një dënim me kusht, vrasësi 37-vjeçar nuk shkoi kurrë në burg. Ligji e lejonte atë të qëndronte i lirë në mënyra kufizuese, por nëse do të gjykohej sot ai do të shkonte në burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.