E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mesazhet e Berishës para Gjykatës së Lartë
Lajme

Mesazhet e Berishës para Gjykatës së Lartë

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën që po zhvillohet jashtë Gjykatës së Lartë u shpreh se vula, logoja, sigla e PD-së u përket vetëm demokratëve.

Ai theksoi se askush nuk mendon se Lulzim Basha mund të bëjë opozitë. Berisha dha mesazhin se nuk mund të konfiskohet vula e PD-së dhe nuk mund të konfiskohen simbolet e PD-së.

“Nuk ka asnjë tjetër që të ketë konsideratë më të lartë se unë për ligjin. Sot duhet të kujtojmë diçka thelbësore, çfarë është ligji të dashur miq, ligji kushtetuta dhe gjykata janë instrumenta për të garantuar të drejtat dhe liritë e njeriut. Ligjin e garanton zyrtari i përgjegjshëm. PD, vula, sigla u përkasin vetëm demokratëve. Logoja dhe vula e PD-së nuk mund t’i jepet një njeriu tradhëtar. Askush nuk mendon se Lulzim Brava mund të bëjë opozitë. Nuk mund të konfiskohet vula e PD-së, simboli i PD-së”, u shpreh Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.