E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mesazhet e forta të Ilir Metës: Shteti paguan për aferën e inceneratorëve, populli po ngrihet…
Lajme

Mesazhet e forta të Ilir Metës: Shteti paguan për aferën e inceneratorëve, populli po ngrihet…

Ish-Presidenti Ilir Meta, njëherësh edhe kryetari i Partisë së Lirisë ka dhënë mesazhet të forta në lidhje me situatën ku ndodhet vendi. Sipas tij, duhet qëndresë dhe rezistencë, ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt vendi do të ketë ndryshime.

Në një prononcim për gazetarët nga Fieri, Meta u shpreh se “vjeshta do të jetë shumë ripërtëritësë për  demokracinë dhe llogaridhënien”.

Sipas tij, shteti ka rënë, ndërsa populli po ngrihet.

“Mesazhi im është qëndresë dhe rezistencë. Shumë shpejt do të ketë ndryshime, bujqësia do të jetë prioritet.

Vjeshta do të jetë shumë ripërtëritësë për  demokracinë dhe llogaridhënien. Është një situatë që do të sjellë një situatë të jashtëzakonshëm dhe të shpejt, atë që ndryshim që është kërkuar prej kohësh, por që në mënyrë korruptive është  parandaluar. Tani nuk ka më asgjë që e ndal këtë ndryshim të Shqipërisë nga kjo rrokullisja në humnerë

Për një shtet që vazhdon paguan çdo ditë për një aferë skandaloze si ajo e inceneratorëve, persona që janë në kërkim, si mund të them që një shtet i tillë ekziston, por tashmë populli po ngrihet, duke u ngritur populli do ngrihet edhe shteti”, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.