E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mesazhet për studenten e Juridikut përlotin rrjetin (FOTO)
Lajme

Mesazhet për studenten e Juridikut përlotin rrjetin (FOTO)

Një aksident i rëndë në Shkozet i mori jetën 23-vjeçares Renada Muneka pak ditë më parë.

Ajo ishte pasagjere në makinën tip “Volkswagen” që po drejtohej nga një 22-vjeçar teksa në aksin rrugor Plepa-Shkozet humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën e trafikndarëses.

Plagët e rënda bënë që e reja të humbte jetën në spital. Renada Muneka ishte studente në Fakultetin e Drejtësisë. Mesazhet nga studentët në rrjetet sociale kanë qenë të shumta dhe prekëse, ndërsa nesër në orën 11:00 do të mbahen homazhe pranë Fakultetit të Drejtësisë.

“Engjëlli më i bukur i parajsës. Gjysma e shpirtit tim. Do të jesh gjithmonë prezentë kudo me shpirt, në fakultet, në shoqëri dhe në zemrat e të gjithëve ne” është një nga mesazhet për të renë.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.