E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mesazhi i  babait të Marvi Mihalit,  për drejtësinë…
Publik News

Mesazhi i babait të Marvi Mihalit, për drejtësinë…

Marvi Mihali, djali 22-vjeçar u vra barabarisht me thikë dhe më pas u dhuna nga disa bashkëmoshatar, në 31 korrik 2017. Sot, 3 nga 4 autorët e krimit, janë lënë të lirë, për shkak të një akuze të cunguar të prokurorit Artan Lulaj.

Pavllo Mihali: Nuk më shkonte kurrë në mendje, që pafajësia do dënohej me vdekje, që mirësia do merrte këtë shpërblim. Nuk më shkonte në mendje që një djalë si Marvi të merrte këtë shpërblim nga jeta. Një prokuror si Artan Lulaj, të ndyente duart me gjakun e Marivit. I them këtij prokurorit, si mund ti të shkosh në shtëpi dhe përkedhel fëmijët e tu, dhe ne po na rivret si familje, si mund që ky prokuror të bëhet palë me kriminelet. Ne jemi shkatërruar komplet dhimbja është ç’njerëzore,  dhe çnjerëzore e bëjnë këto veprime, të drejtësisë, unë prap besoj në drejtësi ,ka dhe njerëz të mirë që i janë përkushtuar profesionit. Po mos të kisha prova, ky prokuror do na rivriste shumëfish. Por provat janë evidente, dhe tregojnë sesi Bitraj me mbështejten e familjes së tyre.

Sot, për Marvin e ndjerë nuk ka drejtësi. Tre nga 4 vrasësit janë të lirë, jetojnë pa u ngulur asnjë gjemb në këmbë. Kjo është një vrasje e dytë e Marvit, shprehen Pavllo dhe Mira Mihali, të cilët paralajmërojnë diçka më të tmerrshme nëse nuk do të vendoset drejtësia.

Pavllo Mihali: Unë e them me gjysëm zëri që pres drejtësi, nëse ka edhe njerëz të mirë, nëse ky shtet do bërë edhe njerëz të mirë. Nëqoftëse se do realizohet kjo drejtësi unë do kem të drejtën që të flas lart në qiell me Marvin. Unë do bëhem shembull në Shqipëri, nëse nuk realizohet unë nuk do duroj dot përdhosjen, unë do bëjë vetëgjysi, mua nuk më duhet më jeta që të tërhiqem zvarrë. Do luftoj deri në pikën e fundit të gjaku/TPZ.al

Rrëfimi i prindërve të Marvi Mihalit:

Video e vrasjet së Marvi Mihalit: 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.