E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mesazhi i Kim: Të shkarkuarit nga vettingu të ndiqen penalisht
Publik News

Mesazhi i Kim: Të shkarkuarit nga vettingu të ndiqen penalisht

Ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka rënë dakort me deklaratën e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili bëri thirrje që të ndëshkohen prokurorët dhe gjykatësit që janë shkarkuar nga vetting-u.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim ka postuar deklaratën e Ballës me mbishkrimin “Ne biem dakort me këtë deklaratë”.

Kim e ka shoqëruar postimin e saj edhe me komentin e gazetës EXit, që shkruhet se “nevoja për të hetuar korrupsionin në gjyqësor, përtej vetingut është përfshirë në kushtet e përcaktuara nga BE për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE. Kjo është theksuar gjithashtu nga Holanda.”

Balla kërkoi hetim për prokurorët dhe gjyqtarët, duke qenë se shkarkimi tregon se ata janë shkelës të ligjit.

Që kur ka filluar vetting-u, asnjë gjyqtar apo prokuror i vetëm nuk është ndjekur penalisht apo dënuar.

“Në reformën në drejtësi, ne sigurojmë 53 milion dollarë të tjerë për 668 staf shtesë. Dhe përfitoj nga rasti të vazhdoj të shpreh mbështetjen time të plotë për procesin historik të spastrimit të gjyqësorit nga ata gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar duke inkurajuar vetingun e mëtejshëm dhe goditjen e çdo gjykatësi apo prokurori që vazhdon të bëjë pazar me drejtësinë siç është rasti kohët e fundit. Zbuluar nga media në vend, ku gjyqtarët dhe prokurorët në vetëdije të plotë për dështimin e vetingut vazhdojnë të tregtojnë me drejtësinë. Këto janë veprime serioze që nuk do të qëndrojnë pa u ndëshkuar”, ishte deklarata e Taulant Ballës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.