E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mesazhi i koduar i Monikës: Po bëhemi ‘mish për top’ nga burrat
Lajme

Mesazhi i koduar i Monikës: Po bëhemi ‘mish për top’ nga burrat

Nëna e Monika Kryemadhit: U pyeta për pronën, kam punuar gjithë jetën…

SPAK ka futur në sitë pasuritë e tij dhe të Monika Kryemadhit dhe me gjasë mund të sekuestrohen, njësoj siç ndodhi me dhëndrin e Berishës.

Meta ka disa dosje në SPAK dhe burimet thonë se hetimet po avancojnë, teksa duket se po verifikohen apartamentet e Monika Kryemadhit. Kjo e fundit ka shitur afro 13 apartamente, që pretendon se i ka fituar duke dhënë tokën për ndërtimin e një pallati.

Nëse shohim deklarimin pasuror të familjes Meta, shumica e pasurive janë gjithashtu në emër të Kryemadhit. Por nga ana tjetër ka dhe zëra që thonë se Meta po tenton të bëjë “kurban” gruan e tij, për t’i shpëtuar burgut. E ka artikuluar disa herë ai se nuk mban përgjegjësi për kohën që nuk ishte në krye të LSI, sidomos për lobimet në SHBA.

Ndërkohë sot paradite Monika Kryemadhi dha një mesazh, në dukje të çuditshëm në Parlament. Teksa fliste për mandatin e Olta Xhaçkës, ajo u shpreh: “Më vjen keq si grua që ne gratë ndonjëherë bëhemi “mish për top” për burrat por ‘Karma is a bitch’ Olta. Çfarë të mbjellim do të korrim”.

Ndonëse fillimisht dukej si mesazh për Xhaçkën, në fakt duket se ka qenë një mesazh për burrin e saj. Pak orë më pas doli që nëna e saj ishte thirrur në SPAK dhe po jepte llogari për pronat. Pra ka gjasë që SPAK të sekuestrojë gjithçka, edhe pronat në emër të prindërve te Kryemadhit dhe duket se kjo ka krijuar konflikt në çift.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.