Mesazhi i presidentit: Kush fiton me poshtërsi, nuk qeveris dot me drejtësi!
Ai ka publikuar një foto të tijën me mbishkrimin “Kush fiton me poshtërsi, nuk qeveris dot me drejtësi!”.
Më herët kreu i shtetit kishte bërë thirrje që: “Të shembim tiraninë dhe frikën. Në demokraci duhet të luftosh çdo ditë për liritë dhe të drejtat!”.
Mesazhet e presidentit vijnë pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Dje opinioni publik është tronditur nga vrasja e një 25-vjeçari nga një efektiv policie, ngjarje që është në hetim e sipër.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



