Mesha e Krishtlindjeve do të mbahet nesër në orën 18:00
Për shkak të masave të reja kufizuese që pritet të vihen në zbatim është vendosur që Mesha e Krishtlindjeve në Katedralen e Shën Palit do të mbahet në orën 18:00. Situata e krijuar nga COVID19 dhe frika përhapjes së virusit gjatë festave ka bërë që Komiteti i Ekspertëve të vendosë kufizime të mëtejshme oraresh dhe sipas tyre Mesha nuk mund të kryhet në orarin e zakonshëm.
Mesha si çdo vit ishte parashikuar të mbahej në mesnatë sipas traditës por duke qenë se lëvizja e qytetarëve në këtë orë është e ndaluar, Kisha ka vendosur zhvillojë atë 6 orë përpara.
Vendimi i Komitetit të Ekspertëve solli edhe reagimin e Imzot George Frendos i cili me një letër drejtuar kryetares së këtij komiteti Mira Rakacolli deklaroi se ku vendim diskriminon katolikët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



