E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta/Mësohen emrat, që janë të arrestuar në Kukës
Lajme

Protesta/Mësohen emrat, që janë të arrestuar në Kukës

Pas arrestimeve të dhjetëra qytetarëve në Kukës pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në kundërshtim të taksës së vendosur nga qeveria për “Rrugën e Kombit” mësohet se Prokuroria e Kukësit ka lëshuar 24 urdhër arreste.

3c8ec1b3-d5ad-4ac9-8e4d-83442bc4fb5a

Edhe pse numri të shoqëruarve mësohet të jetë më I madh.

Po ashtu në Kukës pas ankesave të familjarëve kanë mbërritur edhe 4 përfaqësues të Avokatit të Popullit.

Policia e Kukësit njofton se ka ekzekutuar urdhër-ndalimet e Prokurorisë se Rrethit Gjyqesor Kukes për 23 shtetas.

Ndalimi i tyre u bë pasi gjatë protestës së zhvilluar ne date 31 mars në Rrugën e Kombit, prane Tunelit te Kalimashit, te kabinat e kalimit me pagesë te automjeteve, kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë, si dhe kanë shkatërruar me zjarr kabinat dhe disa zyra të kompanisë.

Jane ekzekutuar urdher ndalimet per keta shtetas:

-Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës.

-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës.

-Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.

-Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.

-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Armand Ademaj, 28 vjeç, banues në Kukës.

-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës.

-Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.

-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.

-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.

-Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.

-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.

-Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.

-Ardit Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës.

-Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës.

-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.

-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës.

Vijon puna per ndalimin e personave te tjere te shpallur ne kerkim.

Materialet u referuan për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, parashikuar nga nenet 150,151 e 236/2 të Kodit Penal.

Dhjetëra të arrestuar në Kukës, familjarët rrethojnë komisariatin: Dje policia na gjuajti me gur

Familjarët e protestuesve në Kukës janë mbledhur para komisariatit të këtij qyteti për të kërkuar lirimin e dhjetërave personave të arrestuar nga policia gjatë mesnatës.

5ac080c03f1ebWhatsApp Image 2018-04-01 at 08.32.00

Në një prononcim për Neës 24 banorët kanë pohuar se janë dhunuar nga policia ditën e djeshme dhe se protesta e tyre është për arsye ekonomike dhe nuk ka lidhje politike.

Tre prej banorëve të cilët u prononcuan thanë se policia ka terrorizuar të gjithë familjarët gjatë mesnatës ku edhe kanë marrë dhe shoqëruar në komisariat disa prej tyre.

“Dje policia më qëlloi me gur, janë të filmuara pamjet. Kanë qenë policë civilë dhe me uniformë. Unë kërkova ndihmë dhe kam qëndruar i gjakosur për një orë” tha njëri prej protestuesve të djeshëm.

Policia arreston në mesnatë protestuesit e “Rrugës së Kombit”, familjarët: Nuk dimë ku i kanë çuar

Pas protestave të djeshme, ku disa qindra protestues dogjën dhe shkatërruan pikat e kalimit të Rrugës së Kombit në Kalimash, Policia ka arrestuar disa persona.

News 24 raporton se sipas familjarëve policia ka mbërritur në orën 3 të mesnatës dhe ka bërë arrestimet.

“Policia ka ardhur në 3 të mengjesit në banesa. Nuk dimë ku i kanë dërguar familjarët tanë” mësohet të kenë familjarët.

Po ashtu të njëjtat burime bëjnë me dije se familjarët janë mbledhur pranë komisariatit të Kuk%sit.

Policia ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar përsa i përket shoqërimit të këtyre personave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.