Mësohet emri i viktimës që mbeti i vrarë në Shkodër
Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasje me armë zjarri në qytetin e Shkodrës mbrëmjen e kësaj të diele. Korrespondenti i Panorama bën të ditur se viktima është Erjon Xhenjo. Ndërsa autorët kanë qenë me motoçikletë në momentin kur kanë kryer vrasjen brenda ambienteve të një lokali.
Më pas, menjëherë pas krimit ata janë larguar me shpejtësi duke u futur në një rrugicë dytësore.
Krimi ndodhi rreth orës 20:00 në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ndërsa ende nuk dihen arsyet e këtij krimi.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa korrespondenti i Panorama ka siguruar edhe pamjet pak pas vrasjes.
I pranishëm në vendin e ngjarjes është edhe drejtori i Policisë së Shkodrës dhe kanë nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



