E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mësoni  50 fakte të pabesueshme  për Krishtlindjet
Publik News

Mësoni 50 fakte të pabesueshme për Krishtlindjet

Origjina e Krishtlindjeve që nga momenti kur filloi të festohej lindja e foshnjës Jezus dhe deri në ditën e sotme, ka shumë të panjohura.

Krishtlindja u festua për herë të parë më 25 dhjetor të 354. P.I.K, ndërsa këtë gjë e vendosi Papa Julius.

Ai zgjodhi këtë ditë, sepse bëhej fjalë për ditën e festimeve romake të ditës së diellit, e cila i bie katër ditë pas solsticit të dimrit.

Më poshtë keni 50 fakte interesante që nuk i keni ditur më parë lidhur me këtë festë.

Shkencëtarët norvegjezë kanë hipotetizuar se hunda e kuqe e Rudolfit (hunda e drerit të babagjyshit), është rezultat i një infeksioni parazitar i sistemit të tij të frymëmarrjes.

Çdo vit vetëm 3 miliardë kartolina krishtlindjesh dërgohen vetëm në SHBA.

Gjermanët ishin të parët që bënë pemët artificiale të Krishtlindjeve.

Të gjitha dhuratat gjatë 12 ditëve të Krishtlindjes barazohen me 364 dhurata.

“Dashuria e vërtetë”, e përmendur në këngën “12 ditë Krishtlindje” , nuk i referohet një çifti romantik, por i referohet kodit të Zotit në Kishën Katolike.

Shumica e “Santave” kanë emra mashkullore të tillë si Blitzen, Comet, Cupid.

Në vitin 350 pas Krishtit, Papa Julius 1, peshkop i Romës, e shpalli 25 dhjetorin si ditën zyrtare të festimit të Krishtlindjeve.

Tre ngjyrat tradicionale të Krishtlindjeve janë jeshilja, e kuqja dhe ngjyra e artë. Jeshilja simbol i jetës dhe rilindjes, e kuqja simbolizon gjakun e Krishtit, ndërsa ngjyra e artë përfaqëson pasurinë dhe besnikërinë.

Sipas rekordeve Gines, pema më e lartë e Krishtlindjeve është parë në Uashington në vitin 1950, 67 metra.

Sipas të dhënave të analizuara nga “Facebook”, 2 javë përpara Krishtlindjeve është koha më popullore e ndarjes së çifteve.

Ndryshe nga besimi popullor, përqindja e vetëvrasjeve gjatë Krishtlindjeve është e ulët. Përqindja më e madhe është gjatë pranverës.

Çorapja më e madhe e bërë ndonjëherë për Krishtlindje kanë qenë 32.56 metra të gjata dhe 14.97 metra të gjerë. Kishte mbi një mijë dhurata brenda. U bë nga fëmijët e Londrës në 2007.

Pemët e Krishtlindjeve janë shitur në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1850.

Pemët e Krishtlindjeve rriten për 15 vjet përpara se ato të shiten.

Shumica e vendeve evropiane besojnë se shpirtrat, e mirë e të këqij janë aktivë gjatë 12 ditëve të Krishtlindjeve.

Bolivianët festojnë “Ditën e gjelit” natën e Krishtlindjeve. Disa njerëz sjellin me vete gjelin gjatë daljes së njerëzve, një gjest që simbolizon besimin se një gjeli është kafsha e parë që sinjalizoi lindjen e Jezusit.

Britanikët preferojnë të veshin një kurora letre gjatë darkës së Krishtlindjeve. Në gjuhën angleze ato quhen “Christman Cracker”.

Në Poloni, merimangat apo rrjetat e tyre janë diçka e zakonshme në dekorimet e pemës së Krishtlindjeve pasi sipas legjendës, një merimangë përdori rrjetën për të mbuluar si batanije Jezusin e Vogël.

Alabama ishte vendi i parë amerikan që njohu zyrtarisht Krishtlindjet në vitin 1836.

Krishtlindjet nuk konsideroheshin ditë pushimi në SHBA deri më 26 korrik 1870.

Oklahoma ishte vendi i fundit në SHBA që e shpalli ditën e Krishtlindjeve, zyrtarisht ditë pushimi, në vitin 1907.

Veshtulli sipas anglosaksonëve vjen nga fjala misletan që ka të bëjë me glasën e zogut, sepse sipas tyre kjo bimë përhapet nga glasat e zogut.

Njerëzit e lashtë e konsideronin bimën e veshtullit të shenjtë sepse qëndronte jeshile edhe nxirrte fruta edhe gjatë dimrit, në një kohë kur bimët e tjera thahen.

“Evergreens” është gjithashtu një pemë që qëndron jeshile gjatë gjithë viti dhe është simbol i jetës së përhershme dhe rilindjes.

Për arsye se i shihnin Krishtlindjet si një ditë dekadente e pushimeve katolike, puritanët në Amerikë i ndaluan të gjitha festimet e Krishtlindjeve nga viti 1659-1681.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.