Messi flet për rivalët në Champions League, i trembet këtyre dy skuadrave
Për Lionel Messin, Manchester City dhe PSG janë dy skuadra që duhet t’ua kenë të gjithë frikën. Këto komente i bëri për “Marcan”, pasi fitoi “Këpucën e Artë”.
Në një intervistë të gjatë për “Marcan”, që do të botohet e plotë të shtunën, Lionel Messi i sheh Manchester Cityn dhe PSG si dy skuadra të frikshme në Ligën e Kampionëve.
Manchester City, PSG, Real Madrid dhe Bayern Munich, janë rivalët e Barcelonës për Champiosnin sipas argjentinasit.
“Manchester City është një ndër ekipet më të forta momentalisht së bashku me PSG-në. Këto dy ekipe deri më tani kanë dëshmuar se janë një nivel më lartë. Por, sezoni është i gjatë dhe unë kurrë nuk e përjashtoj Real Madridin”, tha Messi.
“Nuk e përjashtoj as Bayern Munchen, që do të jetë aty gjithmonë, por them se momentalisht City dhe PSG janë para të gjithave”, shtoi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



