Messi kalon me sukses vizitat mjekësore, ja çfarë ndodh tani në Paris
Tic … tac … tic … tac … Në orët e ardhshme, Lionel Messi do të jetë zyrtarisht lojtar i PSG. Nuk ka më dyshime, pasi gjatë gjithë pasdites, PSG dha disa detaje për nënshkrimin me yllin argjentinas në rrjetet e tij sociale.
Tashmë lojtari është në Paris. Sipas Sky Italia , Messi kaloi me sukses ekzaminimet mjekësor këtë të martë pasdite, në Spitalin Amerikan të Neuilly. Zyrtarizimi është thjesht një formalitet, pasi lojtari do të flasë nesër në mëngjes në orën 11 të mëngjesit në Parc des Princes.
Pasi doli nga spitali, Messi u prit nga një turmë e madhe tifozësh, të cilët kishin dalë për të përshëndetur gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



