E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Messi u vlerësua si më i miri për vitin 2023
Lajme

Messi u vlerësua si më i miri për vitin 2023

Lionel Mesi ka fituar sot çmimin “The Best” që jepet nga FIFA si lojtari më i mirë për vitin 2023. Edhe pse ky vit nuk ishte aq i suksesshëm për argjentinasin në aspektin personal, ai është votuar nga shumica nëpërmjet votave të trajnerëve dhe kapitenëve të kombëtareve, gazetarëve nga çdo shtet anëtar i FIFA-s si dhe vota e publikut.

Sa u përket votave nga Shqipëria, kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i ka dhënë pikërisht argjentinasit vendin e parë në votim, duke zgjedhur Erling Haaland të dytin dhe Rodrin të tretin. Vota e kapitenëve ishte ajo që vendosi balotazhin mes Messit dhe Haland, pasi të dy kishin pikë të barabarta por argjentinasi mori më shumë zgjedhje të para nga kapitenët.

Trajneri Silvinjo zgjodhi Haaland të parin, Mesin të dytin dhe De Bruyne të tretin në renditjen e tij për këtë çmim. Edhe gazetari Endi Tufa zgjodhi Mesin të parin, e më pas Haaland të dytin dhe Mbape të tretin, në atë që ishte radha në të cilën më pas përfundoi votimi për këtë edicion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.