E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mësuesi ku studionte vajza e saj 8-vjeçe rezultoi me COVID 19
Publik News

Mësuesi ku studionte vajza e saj 8-vjeçe rezultoi me COVID 19

Ledjona Xheladinaj, gazetare

Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë mesditë nga Korça.

Mësohet se bëhet fjalë për një mësues në shkollën private ‘Omiros’ në qytetin juglindor i cili ka rezultuar me Covid 19 por lajmi prindërve të nxënësve u është dhënë një javë me vonesë.

Gazetarja, Ledjona Xheladinaj, njëherazi nënë e njërës prej nxënësve, doli me lot në sy në transmetim direkt dhe tha se sapo janë njoftuar ne grupin e prindërve që është hapur për këtë shkollë, që një nga mësuesit është konfirmuar pozitiv.

Ajo tha se ka folur me mesuesen kujdestare të vajzës së vet, që i kishte treguar se drejtoria e shkollës duhet të kishte informuar prindërit.

Ndërkaq, e kontaktuar nga newsbomb.al gazetarja rrëfen se ende nuk i ka bërë analizat për vajzën e saj 8-vjeçare dhe as për vete por i kanë thënë të vetëizolohet.

“Prej ditësh raportoj live çdo situatë por kurrë s’do e mendoja se një ndër të rrezikuarit do isha unë apo FËMIJA im!

Një shqetësim që ka kapluar gjithë qenien time!

TMERRËSISHT e pafalshme papërgjegjshmeria e shkollës ku fëmija im merr dije! Një njoftim i vonuar me sms pa kurrfarë përgjegjësie. Drejtoria detyron stafin të njoftojë pas 7 ditësh prindërit teksa nuk hapin telefonin për asnjë sqarim! Jam e shokuar”, shkruan ndërkaq gazetarja.

 (Shkolla ku ka ndodhur ngjarja)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.