E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mësuesi predikon fenë e Jehovait te fëmijët, pushohet nga puna
Lajme

Mësuesi predikon fenë e Jehovait te fëmijët, pushohet nga puna

Skandali në Tiranë

Një skandal i pazakontë është zbuluar në shkollën 9-vjeçare “Gustav Majer” në Tiranë, ku një mësues i anglishtes ka përdorur orët e mësimit për të predikuar fenë e Jehovait te nxënësit e arsimit bazë. Pas reagimit të fortë të prindërve dhe verifikimeve nga drejtoria e shkollës, mësuesi është përjashtuar nga detyra për shkelje të parimeve të arsimit laik.

Sipas burimeve, situata u bë alarmante kur prindërit e nxënësve të klasës së katërt zbuluan se fëmijëve u jepeshin detyra shtëpie dhe materiale mësimore me përmbajtje fetare. Në fletoret e tyre, nxënësit kishin ushtrime që lidhen me urdhërimet e Perëndisë, ndërsa gjatë orëve të mësimit shfaqeshin video me mesazhe fetare mbi “dashurinë hyjnore” dhe fundin e botës.

Pas verifikimit nga komisioni i disiplinës, u konstatua se mësuesi kishte shfrytëzuar orët e anglishtes për të diskutuar tema fetare dhe për të përfshirë bindjet e tij personale në procesin mësimor.

Dëshmitë e nxënësve dhe prindërve janë tronditëse. Një nga nxënësit u shpreh: “Bënim 5 orë mësim për Zotin. Na fliste për fjalët e Zotit dhe fundin e botës. Na vendoste vetëm 10 për Zotin.” Ndërsa një prind deklaroi i indinjuar: “Është e papranueshme t’i thuash fëmijës ‘vdis sot se do ngjallesh nesër’. Besimin mund ta kesh jashtë shkolle, por jo në klasë.”

Megjithëse disa prindër nuk kishin qenë në dijeni të situatës dhe e vlerësonin mësuesin për përgatitjen profesionale, drejtoria e shkollës dhe strukturat arsimore rajonale e konsideruan rastin shkelje të rëndë të rregullores dhe ligjit për arsimin laik në Shqipëri.

Përfundimisht, u vendos largimi i menjëhershëm i mësuesit nga detyra, ndërsa rasti ka hapur debat të gjerë mbi respektimin e parimit të shkollës laike dhe kufijtë e bindjeve personale në institucionet arsimore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.