E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mësuesja me 40 vite përvojë “flaket” nga puna, shkak mungesa e masterit
Denoncime

Mësuesja me 40 vite përvojë “flaket” nga puna, shkak mungesa e masterit

Një rast që po ngjall debat në sistemin arsimor shqiptar lidhet me largimin nga detyra të një mësueseje me afro katër dekada përvojë, vetëm për shkak të mungesës së një diplome master.

Sipas një denoncimi të bërë publik nga vajza e saj, mësuesja në fjalë ka ndërtuar një karrierë të gjatë në arsim, duke nisur që nga vitet ’80. Ajo është diplomuar për pedagogji në Elbasan në vitin 1986 dhe më pas ka përfunduar studimet e larta në Vlorë në vitin 2008. Për vite me radhë ka ushtruar profesionin me rezultate të larta dhe vlerësime pozitive, duke qenë gjithashtu shumë pranë daljes në pension.

Megjithatë, pavarësisht këtij rrugëtimi profesional, kontrata e saj është ndërprerë me argumentin se nuk përmbushte kriterin e nivelit “master”, një kërkesë që në vitet e fundit është bërë e detyrueshme për mësuesit në sistemin parauniversitar.

Familjarët e konsiderojnë këtë vendim të padrejtë dhe të pajustifikuar, duke theksuar se përvoja dhe kontributi shumëvjeçar duhet të kishin peshë në vlerësim. Sipas tyre, për të mos humbur vendin e punës, mësuesja është detyruar të regjistrohet në studimet master, ku aktualisht ka përfunduar vitin e parë.

Denoncimi nuk ndalet vetëm në këtë rast. Pretendohet se situata të ngjashme janë regjistruar edhe me mësues të tjerë në zonën e Fierit, të cilët janë larguar nga detyra pavarësisht eksperiencës së gjatë në arsim. Kjo ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e zbatimit të kritereve dhe ndikimin që ato kanë tek mësuesit në prag pensioni.

Ndërkohë, çështja është duke u ndjekur në rrugë ligjore, ndërsa familjarët kërkojnë që institucionet përkatëse të rishikojnë rastet konkrete dhe të japin zgjidhje të drejtë për mësuesit me eksperiencë të gjatë, të cilët, sipas tyre, po përballen me vendime të padrejta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.