E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta: Audio-përgjimi tregon se për ‘rilindjen’, shqiptarët janë ‘mish për top’
Lajme

Meta: Audio-përgjimi tregon se për ‘rilindjen’, shqiptarët janë ‘mish për top’

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me mega skandalin, ku kreu i Kadastrës, me porosi të Edi Ramës u jep udhëzime drejtorëve që të mashtrojnë qytetarët, duke u premtuar se do të ju bëhen legalizimi.

Lame u thotë që të ju premtojnë qytetarëve legalizimi, por të mos ju tregojnë se banesat e tyre do të shkatërrohen pas zgjedhjeve.

‘Një audio-përgjim tronditës, që provon se për ‘Rilindjen’ shqiptarët janë ‘mish për top’, ndërsa zyrat e shtetit, që paguhen me taksat tona, janë kthyer në strofulla të fuksave, banditëve, të korruptuarve, shkelësve të ligjit dhe ‘taksidarëve’ të biznesit kriminal të votës.

Pres nga Drejtësia të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë, që meriton ndëshkim.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit, të bëjë kujdes dhe të ndalë përpjekjet për manipulimin e provave të flagrancës të krimit zgjedhor.

Mos e detyroni popullin të arrestojë të paudhët!’,shkruan presidenti Ilir Meta në reagimin e tij në Facebook.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.