Meta: Bombardimet e Iranit me pasoja të rrezikshme për rajonin
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta reagon pas bombardimeve të Iranit kundër bazave amerikane në Irak, duke theksuar se veprime të tilla kanë pasoja të rrezikshme për rajonin dhe stabilitetin e tij.
Raketat e lëshuara nga Irani drejt dy bazave ushtarake irakiane që strehojnë ushtarakë amerikanë dhe personel të koalicionit, janë një veprim provokues me pasoja të rrezikshme për rajonin dhe stabilitetin e tij. Irani duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, ligjet ndërkombëtare dhe detyrimet e tyre në interes të paqes.
Shqipëria nuk është një vend djallëzor, por një vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë djallëzore e pashembullt, ndaj të drejtat e njeriut i ka të shenjta.
Prej dy dekadash Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe vendeve të NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



