E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Meta e Berisha kundër bashkimit Kosovë-Shqipëri”- zëdhënësi i Presidenti i përgjigjet ashpër gazetarit
Politikë

“Meta e Berisha kundër bashkimit Kosovë-Shqipëri”- zëdhënësi i Presidenti i përgjigjet ashpër gazetarit

Zëdhënësi i Presidenti të Republikës, Tedi Blushi, i përgjigjet akuzave të gazetarit nga Kosova, Baton Haxhiu.

blushi

Duke e konsideruar si zëdhënës të Stanishiçit, Blushi thotë se qëndrimet e Presidentit Meta kanë qenë të qarta.

“Shpifjet e zëdhënësit të Stanishiçit sot kundër Presidentit Meta si shkaktar i pengimit të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe nxitës i krizës së brendshme në Shqipëri janë të qëllimshme e të pashpresa për ata që duan të kthejnë rajonin tonë në kohët e errëta të urrejtjes ndëretnike dhe duke damkosur shqiptarët si faktor krize e destabiliteti. Qëndrimet e Presidentit Meta kanë qenë të qarta në interes të stabilitetit rajonal dhe interesit kombëtar të shqiptarëve”, shkruan Blushi.

Gazetari Haxhiu akuzoi Presidentin Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisyha si shkaktar të krizës aktuale, duke shtuar se ata kanë frikë se bashkimi Kosovë-Shqipëri do të faktorizojë Ramën.

baton-haxhiu-opinion

“Ilir Meta dhe Berisha naracionin kundër kryeministrit e kanë lidhur me ndryshimin e kufijve të Kosovës. Kjo klime politike është produkt i dy njerëzve, Sali Berishës dhe Ilir Metës. Këta kanë frike se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do faktorizojë Ramën ndaj për këtë arsye shkaktuan krizën e brendshme”, tha Haxhiu.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.