Meta e quajti “plan mafioz”, KED miratoi listat në radhën e kërkuar …
Presidenti Meta me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
Por pavarësisht kohës kur janë dërguar, KED duket se në miratim ka respektuar parashikimet ligjore. Lista e parë e miratuar nga Këshilli është ajo për vakancën e parë, që duhet të plotësonte Kuvendi dhe mban numrin e vendimit 128, pjesë e listës janë Arta Vorpsi, Elsa Toska, Besnik Muçi dhe Regleta Panajoti. Lista e dytë e miratuar është ajo për vakancën e Kuvendit, që mban numër 130 dhe pjesë e listës janë Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Besnik Muçi.

Lista e tretë e miratuar është për vakancën e Presidencës dhe vendimi mban numrin 132, pjesë e saj është Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllari. Lista e katërt është për vakancën e Kuvendit dhe vendimi mban numrin 134, pjesë e kësaj liste janë Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska.
“Parashikimet kushtetuese dhe ligjore saktësojnë në mënyrë shteruese kompetencën, radhën kronologjike, alternancën dhe afatin kohor, brenda të cilit duhet të veprojë secili prej organeve të emërtesës, në rastet kur secilit prej tyre iu takon të emërojnë/zgjedhin më shumë se një anëtar të Gjykatës Kushtetuese në të njëjtën kohë.
Neni 179, pika 2 e Kushtetutës, përcakton: ‘Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet, që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji’”, njoftonte Presidenca rreth 1 javë më parë. Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, që aktualisht ka 5 anëtarë, u bë mes “përplasjeve” të ashpra dhe interpretimeve të ndryshme të Kushtetutës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



