E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta e quan Dumanin mercenar të Ramës
Lajme

Meta e quan Dumanin mercenar të Ramës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u është rikthyer sulmeve ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Përmes një postimi në rrjetet sociale ditën e sotme, ai e cilëson Dumanin si mercenar të qeverisë.

Meta ka bërë një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku nuk kursen asgjë ndaj drejtësisë së re.

“Dumani ka treguar bindshëm se është një mercenar i Edi Ramës dhe padyshim edhe i atyre lloj ndërkombëtarëve që e duan Ramën sepse shet sovranitet për të vjedhur pushtet dhe jo të gjitha për vete, por edhe për “amerikanët e tij” si Charles McGonigal një rast i provuar nga gjykatat aktuale në SHBA bashkë me Rossinët dhe shumë të tjerë“, tha ai.

Nga qelia, Meta ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, ndërsa thotë se kauzat e forcës së tij politike nuk burgosen dot. Meta ka bërë me dije 5 prioritetet e Partisë së Lirisë, ndërsa thekson se edhe qelia e tij mban numrin 5.

“Nuk burgosen dot kauzat e Ilir Metës dhe të Partisë së Lirisë dhe në radhë të parë sovraniteti. Po kështu 5 Prioritetet e saj madhore të miratuara në Konventën historike të 27 Prillit janë rruga e qartë dhe konkrete që i jep fund dramës së shpopullimit dhe që e kthen Shqipërinë në fuqi eksportuese. Çuditërisht sot vura re se numri i qelisë time ishte 5. Kjo do më ndihmojë edhe mua që çdo ditë të sqaroj më shumë 5 prioritetet tona që janë në interes të çdo familje shqiptare. Ndërsa për Reformën në Drejtësi se si Parti e Lirisë i qëndrojmë Reformës të votuar në Parlament me 140 vota dhe jo Ramaformës me 69 vota‘, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.