Meta e Rama përkrah njëri-tjetrit në Vlorë

Vlorë- Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama paraditen e kësaj të diele krahë njëri tjetrit kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë, në kuadër të 109 vjetorit të Pavarësisë.
E pranishme ishte dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, si dhe drejtues lokalë. Disa aktivitete janë parashikuar të mbahen gjatë ditës së sotme me rastin e 28 nëntorit Ditës së Flamurit.

Ajo që është vënë re është se kryeministrit Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Lelit nuk janë takuar me njëri-tjetrin, duke mos i dhënë as dorën. Duket se mes kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë nuk është arritur akoma paqja.
Ndërkohë që Leli është takuar më vonë me Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe Presidentitn Ilir Meta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



