E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta fjalë të ndjera për Luzhiana Abazaj: Për mua do mbetesh gjithmonë studentja plot ëndrra
Lajme

Meta fjalë të ndjera për Luzhiana Abazaj: Për mua do mbetesh gjithmonë studentja plot ëndrra

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot homazhe në “Muzeun Kombëtar” në nderim dhe respekt të ish-anëtares së kryesisë së LSI-së dhe ish-kryetares së njësisë bashkiake nr. 6, Luzhiana Abazaj.

Presidenti i Republikës pasi vendosi një kurorë me lule dhe u përul në shenjë mirënjohjeje dhe respekti, u shprehu ngushëllimet familjarëve duke lënë dhe një shënim në Librin e Zisë.

“Sigurisht që edhe për mua është një moment tepër i dhimbshëm dhe pikëllues, ashtu sikurse është edhe për qindra e mijëra të tjerë dhe shumë më tepër kudo dhe që e kanë njohur Luzhjanën.

Për mua do të mbetet gjithmonë siç e kam njohur 26 vite më parë, studentja e mjekësisë, plot ëndrra dhe plot guxim për t’i realizuar ato. Do të mbetet një model i atyre vajzave të guximshme të cilat shikojnë përtej botës dhe familjes së tyre, të cilat jetojnë me shqetësimet e shoqërisë edhe luftojnë kundër padrejtësive me guxim dhe natyrisht që njerëz të tillë me kontribute, pa dyshim që meritojnë këtë respekt, këtë dashuri dhe këtë mirënjohje,” – deklaroi Presidenti Meta.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/meta-fjale-te-ndiera-per-luzhiana-abazaj-per-mua-do-mbetesh-gjithmone-studentja-plot-endrra-496561/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.