E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta flet nga burgu pas 100 ditëve, në Konventën e Partisë së Lirisë
Lajme

Meta flet nga burgu pas 100 ditëve, në Konventën e Partisë së Lirisë

Partia e Lirisë ka njoftuar se të shtunën e datës 1 shkurt në Xhaminë e Namazgjasë, do të organizohet Konventa madhështore e Tiranës. Pjesë e kësaj Konvente do të jetë edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

100 ditë pas arrestimit, Meta do të ketë mundësinë të mbajë për herë të parë fjalën e tij nga ambientet e burgut. Një mesazh që ashtu siç e thekson Tedi Blushi në një njoftim në rrjetet sociale, do të jetë jo vetëm për anëtarët e Partisë së Lirisë, por për të gjithë shqiptarët.

Njoftimi i Tedi Blushit:

Gjithçka gati për Konventën madhështore të Tiranës!
Për herë të parë, 100 ditë pas rrëmbimit kriminal dhe fiks 100 ditë nga zgjedhjet e 11 Majit, Presidenti Ilir Meta do të përcjellë LIVE mesazhin e tij për anëtarët e Partisë së Lirisë dhe për të gjithë shqiptarët.
E shtunë, 1 Shkurt
Xhamia e Namazgjasë, Kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit
Ora 11:00
Së bashku për Fitoren më 11 Maj të “5 Prioriteteve për 4 milion shqiptarë plus”!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.