E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta i ashpër me Ramën: Mos guxo të provokosh dhe të vazhdosh të tradhëtosh atdheun
Publik News

Meta i ashpër me Ramën: Mos guxo të provokosh dhe të vazhdosh të tradhëtosh atdheun

Presidenti Ilir Meta është treguar i ashpër me kryeministrin Edi Rama duke e konsideruar së këlysh të Sorosit.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta  i ftuar në ‘Zonë e LIrë’  ka akuzuar Ramēn si një Pinok, mashtrues, tradhëtar, qen bir qeni … Kush është  ky që thotē per babain e tij  që ēshtë krenar se ka firmosur për varjen e poetit Avzi Nela… Ky njeri po përzë rininë, me ato palo ambasadorë qe kane marrë peng këtë vend. Sovrabiteti i Republikës së Shqipërisë  është vënë në rrezik nga kjo bandë.

Presidenti i kërkoi Ramës që të mos nxiste trazira për llogari të Sorosit.

“Ai bën si i fortë me shqiptarët, duke shpërdoruar mbipushtetin që i ka grabitur në mënyrë antikushtetuese shqiptarë.

Ai është një këlysh blloku. Mos guxo të nxisësh trazira për llogari të Sorosit dhe serbëve, çun i Kristaqit që thotë se është krenar që është djali i Kristaq Ramës.

Kodet e tij nuk i llogaris hiq. Çuni i Kristaqit ta dije mire. Ky Pinok i shëmtuar, ky qen bir qeni, ky maskara, ta dije mire se s’ka për te gjetur vrime ku te futet

Ka ardhur koha për një ndarje midis tradhtarëve dhe patriotëve”– theksoi Meta në emisionin “Zonë e Lirë”.

Ai tha se njerëzit merren me atletet e kryeministrit dhe brekushet, duke shmangur vëmendjen tek problemet kryesore.

“Keni 20 vjet që merreni me atletet, brekushet, karagjozllëqet. E patë çfarë ndodhi dje në Parlament, po vdesin njerëzit nga covid, apo deklarata tjetër që ca do t’i trajtojmë ca nuk do t’i trajtojmë. Merremi me brekushe dhe atlete dhe harrojmë gjërat e tjera më të rëndësishme”- shtoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.