E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta: I japim fund kryetarëve të bashkive të caktuar me zarfe
Publik News

Meta: I japim fund kryetarëve të bashkive të caktuar me zarfe

 

 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë nga selia e partisë u shpreh se marrëveshja e arritur me kreun e PD Sali Berisha në lidhje me zgjedhjet lokale, është një marrëveshje në të mirë të të gjithë shqiptarëve.

Ai u shpreh se ka qenë gjithmonë në favor ne në mbështetje të Primareve, ndërsa shtoi se barrën për mbarëvajtjen e procesit e mban Berisha si iniciator i procesit.

“Kam lavdëruar gjithmonë primaret kam theksuar se duhet të jemi të kujdesshëm në kushtet e një regjimi mafioz e fashist ku vetëm fakti që vulën e  PD e mban në xhep Rama dhe e përdor kundër opozitarizmit, është rast i qartë e flagrant.

Qytetarët presin fitoren nga kjo juntë dhe Berisha mban përgjegjësinë për Primaret sepse ai e inicioi si proces. Proces i vonuar por duhet të bëjë çdo gjë që kjo cështje të zgjidhet sa më parë. Kemi të bëjmë me një regjim patrionazhist e të dhunshëm.

Kanë shpëtuar qindra mln euro me cmimin që ia japin FTL shtetit 7 herë më pak se sa importon banda e Ramës nga jashtë. Ky bandit e bën këtë që nuk e ka unë fajin që do rritet cmimi, fajin e kanë prodhuesit thotë. nuk i intereson që ato kanë marrë kredi. 1.3 mln borxh banda e tij në OSHE. Të paguajnë qytetarët hajdutërinë e kësaj bande. E kam thanë qartë. Nuk do ketë kandidatë kundër apo që do konkurrojë me kandidatët e tjerë të PL. Betejë vendimtare kundër regjimit monist. Nëse dikush nga PL kërkon të kandidojë të bëhet pjesë e primareve.

Berishës i thash që cdo kandidat në primare e përpiqet të dëmtojë kolegun nga primaret, të përjashtohet menjëherë.

Marrëveshja jonë është marrëveshje që i intereson gjithë shqiptarëve. Binom i jashtëzakonshëm referendum e Pirmare. Firmat tona mbi një marrëveshje të tillë japin siguri në vendosjen e llogaridhënies e heqjen dorë nga kandidatë bashkie të caktuar me zarfa.

Angazhimi i PD e PL për të ekzekutuar përrfundimisht vullnetin e shqiptarëve, që nga 98 në Kushtetutën e  Shqipërisë, referendumi”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.