Meta i kthehet Ramës: Mjaft i fshehët të dhënat e COVID! T’i vetë s’paguan asnjë kacidhe për ilaçet, ndërsa shqiptarëve iu thua…
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një tjetër përgjigje për kryeministrin Rama përmes një shënimi në rrjete sociale.
Kreu i Shtetit bën fajtor kryeministrin për situatën në vend, duke e akuzuar për vjedhje dhe përfitime në kohë pandemie.
Meta gjithashtu e akuzon për manipulime me shifrat e covid-19, në mënyrë që të fshehë dështimet e tij.
Reagimi i plotë i Metës
Nuk ke plan! Nuk ke strategji! Ke vetëm propagandë!
Çdo ditë po humbin jetën qytetarë!
Çdo ditë numri i të infektuarve po shtohet frikshëm!
Ku e ke shëndetësinë falas?
Pse nuk ju rimburson çdo qindarkë që paguajnë për ilaçe pacientët që mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19?
Pse nuk i shton testimet?
Pse nuk e shton buxhetin për sistemin shëndetësor?
Ti për vete nuk paguan asnjë kacidhe për ilaçe, ndërsa çdo shqiptari sot me arrogancë i thua: “Mos u sëmur se shteti nuk kujdeset dot për ty! As ilaçet nuk ja u paguaj!”
Mos i fshihni të dhënat për COVID-19 për të mbuluar paaftësinë tuaj në menaxhimin e kësaj situate, prag kolapsi!
Mjaft me justifikime dhe batuta bajate!
Si nuk u lodhe 8 vite duke vjedhur papushim me koncesione dhe PPP? Askush në botë nuk e shfrytezon pandeminë për të vjedhur si ti dhe Parlamenti yt monist që bën ligje për oligarkët në kulmin e kësaj fatkeqësie!
Askush nuk mund të prishte Teatrin Kombëtar në gjendje të jashtëzakonshme për të ndërtuar kulla për oligarkët!
MOS I FSHIHNI TË DHËNAT PËR COVID-19!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



