E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta i përgjigjet akuzave të Bashës: Më është rritur respekti për Ramiz Alinë, kur shoh…
Publik News

Meta i përgjigjet akuzave të Bashës: Më është rritur respekti për Ramiz Alinë, kur shoh…

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili e ka cilësuar atë si një nga politikanët e vjetër të tranzicionit shqiptar, pjesë e trekëndëshit të Bermudës. Gjatë një interviste të dhënë për Syri Tv, kreu i shteti u shpreh se sa më shumë i sheh politikanët aktual aq më shumë i rritet respekti për Ramiz Alinë.

1

“Presidenti kujdeset për rendin publik. Presidenti kujdeset mos të përplasen njerëz. Ndaj i bëri dhe këto paralajmërime, mirë bëri dhe policia që ndërhyri se situata mund të shkonte dhe më rëndë. Prandaj e bëri reagimin dhe presidenti. Për këtë arsye presidenti ka komunikuar me shërbimin nformativ, pasi ka marrë informacione dhe i ka thënë verifikojini.

Nuk mund të bëj komente për deklaratat e zotit Basha. Ku konsiston njëanshmëria ime?

Po ua them që s’e kam menduar kurrë që Shqipëria do arrinte në këtë farë derexheje. Më është rritur shumë respekti për Ramiz Alinë. Kur shikoj këtë lidershipin aktual, e kam thënë publikisht, mos harrojmë se si president Ramiz Alia shtyu zgjedhjet për të hyrë opozita, kur mund t’i bënte pa opozitën. Ndodhi ajo që ndodhi në prill, që s’duhet të ndodhte, gjeti një zgjidhje politike dhe shpalli zgjedhjet e prakohshme. U zgjodh president por kur fitoi pala tjetër, i tha mere dhe presidentin, ndërsa ne sot kemi politikan që akuzojnë ilir Metën për tranzicionin. Përse? Se Ilir Meta ka kërkuar zgjedhje gjithëpërfshirëse? Po marr pjesën e Ramiz Alisë pas 90’ës”, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.