E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta i përgjigjet ambasadës Amerikane: Alert vetëm për grupin puçist
Publik News

Meta i përgjigjet ambasadës Amerikane: Alert vetëm për grupin puçist

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas apelit të ambasadë së SHBA-ve, se duhet të bëjnë kujdes dhe të shmangin ambjentet ku do të zhvillohet manifestimi i 2 marsit.

Ai ka deklaruar se manifestimi do të jetë paqësor dhe kuq e zi.

Sipas Metës, qindra qytetarë e personalitete do të vijnë nga e gjithë bota dhe nuk ka vend për alert.

Kreu i shtetit theksoi se alerti do të jetë vetëm për grupin puçist, referuar Rilindjes.

‘Zero shqetësim, zero frikë për manifestimin më paqësor dhe kuq e zi më 2 mars. Të gjithë qytetarët që e ndjejnë se kushtetuta duhet mbrojtur, duhet të vijnë. Të jetë manifestimi me sa pak policisë sepse ekipi ynë po bashkëpunon me mijëra adresa që po angazhohen. Të gjithë po punojnë për të sjellë një rrugë të drejtë.  Nuk do të shihte ndonjë sekret i madh të them  shumë evropian do të jenë, pasi shum prej tyre kanë konfrmuar prezencën e tyre tek unë. Asnjë lloj shqetësimi dhe të gjithë janë të mirëpritur për propozimet e tyre. 10 shqiptarë kanë mbërritur, ashtu si qendra të tjerë do të vijnë nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Alert klan vetëm për grupin puçist’, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.