E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta i përgjigjet Ramës: Kurthe diletantësh, koha e Teatrit të Kukullave përfundoi më 25 prill
Lajme

Meta i përgjigjet Ramës: Kurthe diletantësh, koha e Teatrit të Kukullave përfundoi më 25 prill

Presidenti i Republikës Ilir Meta, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të këtij të fundit se është i gatshëm të përballet edhe me popullin e dy marsit.

Meta tha për mediat, se kjo është një kurth dhe shtoi se të gjithë ata që do të duan të përballen me të, do e kenë këtë mundësi pas 24 prillit, datë kur përfundon dhe mandate i presidentit.

“Janë kurthe diletantësh e koha e teatrit të kukullave ka përfunduar me 25 prillin. Presidenti Meta as nuk ka marrë e as nuk ka ndërmend të marrë pjesë në zgjedhje partiake deri më 24 korrik. Pas kësaj date do të bashkëbisedojmë me popullin patriotik të 2 marsit.

Të gjithëve atyre që i ka marrë malli të ballafaqohen me Metën do e kenë mundësinë shumë shpejt”, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.