Meta: I vetmi shqetësim i Ramës janë oligarkët dhe kullat që po çajnë qiellin
Vetë u dha leje, tani do ta kalojë me pasoja administrative
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të amnistojë ndërtuesit e kullave pa leje përmes procedurave administrative.
“Pas 10 vitesh bën sikur është i shqetësuar nga dhjetra kate pa leje në gradacelat që vetë u ka dhënë leje e u ka thënë të shtojnë kate pa leje e ndjek rrugën për ta kaluar këtë me pasoja të karakterit administrativ. Ndërkohë nëna 82 vjec u ndalua e u burgos për një kotec pa leje. Rama është një njeri që ka dalë përfundimisht nga cdo lloj realiteti e nuk përjeton më asnjë ndjenjë përgjegjësie që ka e është verbuar vetëm nga zerot e eurove”, tha Meta në një intervistë për Shijak tv.
“Shpresa më e madhe mësimi që duhet të kemi nxjerrë si qytetarë të këtij vendi që një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë.
Diktatura ka trokitur në gjithë aspektet që nga rënia e shtetit ligjor, zgjedhjeve. Nuk e kishim menduar që fëmijët parashkollorë do dilnin në grevë para Kryeministrise se në mënyrë arbitrare u ndërpritet edukimi e kjo ndodh në institucione mjaft solide që kanë shkëlqyer, ku vajti siguria ligjore dhe juridike në këtë vend?
I vetmi shqetësim janë oligarkët, kullat që po çajnë qiellin, si të garantojnë e mbrojnë paratë e pista e si të garantojnë linjat e trafikut. Në këto vite Shqiperia është kthyer në bazë operacionale të krimit ndërkombëtar.” tha Meta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



