Meta: Itali, jemi me ju! Të bashkuar do t’ia dalim
Institucioni i Presidentit të Republikës ndriçohet me ngjyrat e flamurit kombëtar italian në shenje solidariteti me Italinë që po kalon momente teper të veshtira për shkak të pandemisë COVID 19.

“Itali, jemi me ju! Të bashkuar do t’ia dalim”, shkruan Presidenti Meta në italisht mesazhin e tij për popullin italian.
Italia ka regjistruar mbi 77 mijë persona të prekur me koronavirus ndërsa numri i viktimave rritet nga dita në ditë. Fatmirësisht, ditët e fundit, numri i të prekurve ka trend rënës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



