E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta ‘kërcënon’ dhe kërkon tre ndryshimet e mëdha: Po afron ora…
Publik News

Meta ‘kërcënon’ dhe kërkon tre ndryshimet e mëdha: Po afron ora…

Presidenti Ilir Meta kujton 1-vjetorin e akodrimit të “Luanit të Artë” të Venecias, shprehet se do të riangazhohet që në Parlamentin e ardhshëm të miratohet Ligjin për Referendumet.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Meta shkruan se populli duhet të flasë me zërin dhe votën e tij.

Kreu i Shtetit ka kujtuar protesën e 2 marsit dhe shkruan se populli nuk është larguar nga bulevardi, por do largohet kur të miratohet ligji për referendumet.

Postimi i plotë:

Duke kujtuar 1-vjetorin e “Luanit të Artë” të Venecias, sot më duhet të riangazhohem që së bashku me Parlamentin e ardhshëm të miratojmë Ligjin për Referendumet në mënyrë që armiqtē e POPULLIT të mos lodhen kaq shumë duke folur në emër të Tij.

POPULLI FLET VETË ME ZËRIN DHE VOTËN E TIJ!

PO AFRON ORA QË TË RIMARRË TËRËSISHT SOVRANITETIN NË DUART E TIJ:

1. – Deputetët 100% nga Populli.

2. – President i Republikës nga Populli.

3. – Ligj për zhbllokimin e së drejtës kushtetuese për Referendumet.

POPULLI I 2 MARSIT është garancia më e mirë.

POPULLI nuk ka ikur nga Bulevardi. Do largohet vetëm ditën kur të miratohet Ligji për Referendumet

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.