E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta  kërkon largimin e Dvoranit
Publik News

Meta kërkon largimin e Dvoranit

Presidenti Ilir Meta i është rikthyer përplasjeve me Kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani.

Mësohet se Meta kërkon largimin e Ardian Dovranit nga sistemi i drejtësisë dhe i  ka kërkuar KLGJ të shpallë përfundimin e mandantit të tij.

Sipas kërkesës së Metës Dvoranit i kanë mbaruar mandatet në KED dhe KLGJ dhe se nuk mund ta vazhdojë më tej detyrën.

Mësohet se kërkesa e Metës është shqyrtuar nga KLGJ më 16 prill dhe më pas është vendosur t’i kalojë Komisionit të Karrierës për shqyrtim.

Kujtojmë se prej kohësh Meta dhe Dvorani janë përfshirë në debat publik dhe juridik, ku aktualisht po kryen hetime për mënyrën e funksionimit të KED drejtuar nga Dvorani,  të cilin presidenti e akuzon për shpërdorim detyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.