E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta komenton thirrjen e Damian Gjiknuri në SPAK për inceneratorin: Është regji e  Edi Ramës
Lajme

Meta komenton thirrjen e Damian Gjiknuri në SPAK për inceneratorin: Është regji e Edi Ramës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një konference për mediat u pyet në lidhje me paraqitjen e ish-ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, në SPAK, ku ndër të tjera ky i fundit dëshmoi edhe për aferën me inceneratorin e Elbasanit.

Meta tha se nuk do të bëjë asnjë koment për çështjen e inceneratorëve pasi i ka denoncuar shumë herët. Ai tha se kemi të bëjmë me një drejtësi me regji që nuk vepron asnjëherë siç duhet dhe kur duhet.

Ai tha se vendimi për inceneratorët është marrë nga kryeministri Edi Rama.

“Asnjë koment për çështjen e inceneratorëve. Drejtësia me regji ka vepruar vetëm kur i ka interesuar Edi Ramës dhe asnjëherë në kohë. E ka bërë të qartë se askush tjetër përveç Edi Ramës nuk kishte fuqi të miratonte këtë aferë korruptive. Drejtësi me regji, inceneratorët punojnë, PPP-të vazhdojnë dhe shqiptarët largohen nga vendi”, u shpreh ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.