Meta: Krasta është përfaqësuesi më i denjë i fjalës dhe i mendimit të lirë
Presidenti Ilir Meta ka postuar në ‘Facebook’, monologun e moderatorit Adi Krasta, zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Teatrin Kombëtar mbi situatën aktuale te Teatri dhe atë politike në vend.
Ai shprehet se Krasta është përfaqësuesi më i denjë i fjalës dhe i mendimit të lirë.
Sipas kreut të shtetit, monologu i tij i fuqishëm dhe brilant, ka marrë duartrokitjet e merituara dhe ka bërë jehonë të madhe pikërisht për shkak të fuqisë së fjalës së lirë në mbrojtje të të vërtetave.
Postimi i Ilir Meta:
Adrian Krasta është përfaqësuesi më i denjë i fjalës dhe i mendimit të lirë
Adrian Krasta është përfaqësuesi më i denjë i fjalës dhe i mendimit të lirë, një nga intelektualët më të shquar dhe zëdhënës i rëndësishëm i opinionit publik e kombëtar, i cili ka spikatur gjithmonë si kritik i pakompromis i abuzimeve me pushtetin në çdo kohë.
Monologu i tij i fuqishëm dhe brilant, në mbështetje të kauzës së mbrojtjes së Teatrit Kombëtar ka marrë dje duartrokitjet e merituara dhe ka bërë jehonë të madhe pikërisht për shkak të fuqisë së fjalës së lirë në mbrojtje të të vërtetave.
Duke e falenderuar me mirënjohje Adrian Krastën për përfaqësimin dhe solidaritetin e shkëlqyer me kauzat qytetare e kombëtare, po ndaj me ju monologun e tij të mbajtur dje në skenën e Teatrit Kombëtar, simbolit frymëzues të rezistencës së popullit ndaj abuzimit me pushtetin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



